ZBULIME NË THELLËSI TË DETIT TË DURRËSIT

Arkeologët shqiptarë sapo kanë bërë një zbulim me rëndësi në detin Adriatik. Ata kanë gjetur në kepin e Palit dhe në zonën përballë Durrësit amfora dhe ngarkesat e një anijeje tregtare të shekullit II dhe I para erës së re, të cilat japin dëshmi të rralla të lidhjeve ekonomike që kishte bregdeti adriatiko-jonian me atë spanjoll dhe afrikan. Instituti i arkeologjisë po identifikon shkencërisht tani objektet e gjetura pa ndihmën e kolegëve të huaj.

Ky është zbulimi i parë i këtij lloji në detet shqiptare ndërsa është i 18 në botë. Sipas specialistëve, gjetjet e fundit në Durrës hedhin dritë mbi një rrugë të re tregtare në dete. Teoria e parë mbi lëvizjet e anijeve është drejtimi perëndim – lindje; nga bregdeti italian drejt atij ilir, rruga e dytë është lëvizja e anijeve veri – jug; nga bregdeti kroat drejt atij ilir apo italian. Profesor Adrian Anastasi, drejtues i arkeologjisë nënujore shqiptare, thotë se zbulimet e fundit po forcojnë idenë e një trajektoreje të re – nga jugu në veri, bazuar nga pozicioni i mbytjes së anijes dhe nga tipi i amforave të gjetura.

Specialistët pohojnë se dendësia e lartë e zbulimeve arkeologjike në detet shqiptare hedhin poshtë si të pavërteta hamendjet e zmadhuara për një pirateri të fortë ilire, përkundrazi, transporti dhe tregtia është shumë e zhvilluar dhe e pashqetësuar nga sulmet detare në asnjë nga rrugët detare të kryqëzuara nga çfarëdo drejtimi. Lloji i spirancave të gjetura në Durrës është gjithashtu një tregues bindës për këtë zhvillim të gjerë tregtie.

Arkeologët shqiptarë vazhdojnë kërkime sistematike dhe intensive me nismat e veta dhe me ndihmën e kolegëve nga Italia. Zbulimet e tyre kanë befasuar qarqet shkencore ndërkombëtare. Arkeologjia shqiptare i ka të gjitha kapacitetet njerëzore për të vazhduar më tej kërkimet shkencore, por natyrisht i nevojitet një mbështetje teknike më e madhe për të ndriçuar fakte të panumërta historike që gjenden nën tokën dhe nën detet e Shqipërisë.

/VOA, Gazeta Tema/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca