Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes hotelerike-turistike Riviera e Ulqinit Radomir-Mikan Zec ka deklaruar se tash dhjetë vite kjo kompani ka bashkëpunim të shkëlqyer me agjencitë turistike nga Çekia.
Ai tha se këtë vet pritet realizimi i rreth 80 mijë fjetjeve nga ky treg.
“Kemi iniciuar ndërtimin e një kampi çek i cili ekzistonte edhe para 30 viteve. Lirisht mund të them se tregu çek po kthehet dhe do të theksojë se, për dallim nga pjesët tjera të Bregdetit malazez, ku i humbëm turistët nga Çekia, Ulqini nga viti në vit po shënon rritjen e numrit të tyre kështu që këtë vit presim rreth 80 mijë mysafirë nga tregu çek”, shtoi Zec.