Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir – Mikan Zec ka deklaruar se kjo kompani ka hyrë në programin zhvillimor për Adë me njërin nga turoperatorët më të mëdhenj botëror – agjencinë “TUI” nga Gjermania.
“Ftoi Qeverinë e Malit të Zi që deri në fund të shkurtit të miratojë programin zhvillimor, sepse bëhet fjalë për punë të rëndësishme jo vetëm për Ulqin por edhe për tërë Malin e Zi”, tha ai.
Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavle Raduloviq ka vlerësuar se TUI është partner të cilin Mali i Zi e mirëpret duke shtuar se duhet dhënë përpjekje maksimale që të realizohet bashkëpunimi me te.