Drejtori i NHP “Riviera e Ulqinit” Radomir Mikan Zec, ka thënë që vendbanimi nudistik Ada e Bunës shënon gati 80 për qind rezultate më të mira se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. “Lirisht mund të themi që këtë vit Ada është hit. Gati 70-80 për qind punon dhe është e mbushur më mirë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar”, tha ai.
Zeci theksoi që në këtë ndërmarrje janë të kënaqur me sezonin veror turistik, përkundër motit të keq në fillim të sezonit. “Jashtë pansionit është pak më dobët, por sa i përket fjetjeve dhe xhiros financiare mund të themi që jemi më mirë për rreth një për qind apo në të njëjtin nivel vitin e kaluar”, shtoi ai.
Sipas fjalëve të tija, “Riviera e Ulqinit” ofron aksione speciale, kështu që pret se sezoni do të zgjas deri më një nëntor.