Zec: SEZONI MË I MIRË NË 20 VITET E FUNDIT

Radomir Mikan Zec 1Drejtori i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec ka deklaruar se kjo sezon është më e mira në 20 vitet e fundit.

“Sot nuk kemi krevate të lira. Me të hyrë në shtator numri i mysafirëve do të bie pak,  kështu që sezonin do ta përfundojmë me 70 për qind të kapaciteteve të mbushura në Plazh të madhe dhe në Adë”, tha Zec për “Pobjeda”.

Drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan për këtë gazetë ka thënë se nuk mban mend kur Ulqini ishte kaq i mbushur në fund të gushtit.

Ajo tha se pagesa e taksës së banimit është për 50 për qind më e lartë se vitin e kaluar, si dhe që 70 për qind e kapaciteteve akomoduese në sektorin privat nuk janë të regjistruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi