Zec: SEZONI MË I MIRË SE VITIN E KALUAR

Drejtori i NHT “Riviera e Ulqinit” Mikan Zec ka thënë se kjo sezon për ndërmarrjen e tij është shumë më e mire si për nga parametrat fizik ashtu edhe ato financiar.

Si problemet kryesore në Ulqin, Zec ka cilësuar papastërtinë dhe muzikën e lartë e cila lëshohet pa leje. “Mund të them që ky sezon për Rivierën e Ulqinit ishte shumë më i mire se e kaluara si për nga parametrat fizik ashtu edhe ato financiar. Kemi bërë marketing të mire, i kemi mbuluar tregjet vendore dhe të huaja kështu që presim që sezoni këtë vit të zgjas shumë më gjatë se vitin e kaluar. Presim që kjo të jetë deri me 15 tetor”, tha Zec mbas takimit që e kishte të enjten me ministrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq.

Ai theksoi që xhiroja dhe numri i fjetjeve në krahasim me vitin e kaluar është “më i madh për 18 deri në 22 për qind, derisa rezultatet financiare duhet të jenë më të mira në mes pesë dhe shtatë për qind”.

Problemet kryesore, siç thekson, janë papastërtia dhe muzika e lartë. “Probleme kishim dhe për to kemi diskutuar. Problem në Ulqin është higjiena e cila këtë vit është përmirësuar pak. Problem është dhe muzika e padurueshme nga lokalet të cilat punojnë pa asnjë lloj dokumentacioni deri në netët e vona kështu që e gjithë zona e Adës, kampit nudistik dhe Shtojit nuk mund të pushoj normalisht”, tha Zec.

Ai porositi që me ministrin u pajtuan që puna e inspekcioneve të jetë shumë e zellshme dhe e përgjegjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi