Zenka: ASNJË NGA 25 PREMTIMET NUK ËSHTË REALIZUAR

76663_147683441944319_552522_nKryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që koalicioni qeverisës në largim në Ulqin para ardhjes në pushtet është drejtuar qytetarëve me dokument i cili përbën 25 premtime. “Asnjë nga ato nuk është realizuar. Këto janë muhabete boshe. Në Ulqin nga tre të ri, dy janë pa punë”, tha ai për “Pobjeda”.

Zenka tha që pret rezultat të mirë të partisë së vet. “Besoj që do të jemi pjesë e pushtetit, e mund të jemi në koalicion vetëm me ato forca politike që kanë parimet të ngjashme me tonat”, shtoi ai.

“I frikohemi aktiviteteve negative në prag të zgjedhjeve, siç është blerja e votave”, përfundoj lideri i UDSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi