Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që nuk ka logjikë që Kuvendi komunal të ja shkurtoi vetes mandatin, e mos të shtrohet pyetja e përgjegjësisë së kryetarit të komunës për gjendjen momentale në të cilën ndodhet qyteti.
Ai për „Dan“ tha që UDSH ka në planë të përkrah iniciativën për shkarkimin e Cungut, por dëshiron të shoh si do të sillen subjektet tjera politike të cilat kanë interes për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
„Presim qasje konstruktive të të gjithë partive, sidomos të PDS-së (DPS). Do të ishte normale dhe e pritshme që edhe ato të përkrahin diskutimin“, tha Zenka duke theksuar që Cungu me tërheqjen e Raportit të punës nga rendi i ditës faktikisht çoj mesazh që nuk është i sigurt që ai mund ti miratohet.