Zenka: DUKURITË E PALEJUESHME VËJNË NË PYETJE VULLNETIN E QYTETARËVE

76663_147683441944319_552522_nKryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që në disa ditët e fundit janë shënuar disa dukuri tejet negative të cilat mund të vejnë në pyetje vullnetin e lirë zgjedhor të qytetarëve të Ulqinit.

Ai në konferencën për shtyp në selinë e partisë së vet ka ftuar që këto dukuri të ndërpriten menjëherë, ndërsa organet kompetente shtetërore ta bëjnë punën e vet.

„Partitë e caktuara politike iniciojnë ndarje territoriale, ndërsa njëkohësisht në mënyrë krejtësisht të pamoralshme janë nisur në blerjen e votave duke tentuar që në atë mënyrë të kompensojnë humbjen e besimit të qytetarëve“, tha Zenka.

Sipas fjalëve të tija, emisarët e këtyre partive me para në dorë shkojnë nga shtëpia në shtëpi apo ofrojnë material ndërtimor. „Mund ti vizitoni depot ku me qindra qytetarë marrin tulla dhe çimento, ndërsa para dyerve ju shkarkohet rëra dhe hekuri“, theksoi ai.

Zanka theksoi që ditët e fundit ka eskaluar dhe keqpërdorimi i ndërmarrjeve publike dhe institucioneve me qëllime partiake duke përmendur shembujt e Agjencisë për zhvillim dhe Zyrës për projekte ndërkombëtare. „Në atë mënyrë shkelen të gjithë kufijtë e lejueshëm, por edhe rregullorja ligjore“, shtoi ai.

Lideri i Unionit ka thënë që sidomos brengos keqpërdorimi i rinisë nga ana e disa liderëve politik. „Ku është kufiri për keqpërdorimin e rinisë? A mendojnë ato që e keqja që e kanë mbjellin mbrëmë do të përfundoj sot apo mbas zgjedhjeve“, tha Zenka dhe përmendi rastin kur të rinjtë e njërës parti politike, në mbrëmjen në mes të hënës dhe të martës, kanë shqyer pllakatet e një partie tjetër. „Këtë e kam parë unë dhe dhjetë vet tjerë, sepse e gjithë ngjarja është bërë në afërsi të zyrës tonë, mu në qendër të qytetit“, ka theksuar Zenka.

Ai përfundoi që Unioni demokratik i Shqiptarëve ka trup të fortë dhe të ndershëm votues i cili nuk blihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa