Surpriza më e madhe e zgjedhjeve të djeshme në Ulqin është koalicioni UDSH – LD në MZ, vlerëson “Vijesti”.
Dy partitë më të vjetra shqiptare kanë fituar gjithsej gjashtë mandate.
“Ky është një rezultat historik, kemi dyfishuar rezultatet nga zgjedhjet e kaluara. Në zgjedhjet e ardhshme do t’i dyfishojmë përsëri, sepse ky është shenj se po kthejmë besimin e ulqinakëve dhe se do të punojmë vetëm për interesin e tyre”, tha bartësi i listës UDSH-LDnëMZ Mehmed Zenka për “Vijesti”.
I pyetur për koalicionet e mundshme paszgjedhore, ai nuk dëshiroi të flasë.
“Është herët, sonte festojmë me qytetarët”.