Zenka: FORCA TANI NA BIND QË PA PDS NUK MUND TË MARRIM FRYMË

Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka akuzuar liderin e Forcës Nazif Cungun që tallet me qytetarët e Ulqinit. “Që kjo tallje nuk ka fund tregon edhe gatishmëria e tij për rikomponim të ri të pushtetit, por tani me Partinë demokratike të socialistëve”, thotë lideri i UDSH-së duke theksuar që për arsye të bashkëpunimit me PDS-në Cungu dhe Forca pothuajse deshën ta linçojnë partinë e tij.

Ai në kumtesë të dërguar “Vijestit” pyeti Cungun si është e mundur që vazhdimisht të pohosh që PDS me politikën e vet e ka shkatërruar qytetin, e pastaj brenda natës ta ndryshosh mendimin dhe të konstatosh që nuk mundet pa PDS. “Tani Ulqinakët po përpiqeni ti bindni që pa PDS nuk mund të merret frymë”, tha Zenka dhe udhëheqësve të Forcës ja shtroj pyetjen: Çfarë ndodhi brenda natës që PDS-ja nga shkatërrimtari i qytetit u bë shpëtimtarë i qytetit?!

“Por mua nuk më habit ky kthim brenda natës, sepse sikur mos të ishte PDS-ja nuk do të ishin as 30 milion euro të kapitalit tuaj të lajmëruar. Ju mbetet vetëm që ju këtë të ja shpjegoni votuesve tuaj të cilët i fituat të votojnë për ju në bazë të kritikave dha akuzave ndaj PDS-së”, përfundoi lideri i UDSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…