Lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka thënë që ndërtesa në Plazhin e vogël nuk i ngjan parkingut. “Shumë mirë i lexojë materialet e kuvendit dhe atje shkruante që bëhet fjalë për hapësirë parkingu. Tani shoh çka është”, tha ai për “Vijesti”.
Zenka shtoi që ka çuar dorën e drejtuesit e Forcës kanë përcaktuar pronën e vetë private në shpatet e liqenit të Shasit. “Por, nuk e kam ditur që ato pastaj do të rrëmbejnë po aq pronë të huaj, gjegjësisht komunale”, theksoi lideri i UDSH-së.
Gazeta e Podgoricës thotë që, sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të saj, ndërtesa në Ranë, e planifikuar për hapësirë parkingu, me gabaritet dhe pamjen e vet tani nuk mundet dhe nuk do të përdoret për qëllimin e vërtet.