Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka tha se ka indicikacione serioze se kundërshtarët e tyre politik, duke blerë vota në zgjedhjet e përsëritura në një vendvotim, do të tentojnë ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve të Ulqinit.
Komisioni Komunal Zgjedhor vendosi që të mërkurën të përsërisë zgjedhjet në një vendvotim, pasi u aprovua vërejtja e koalicionit “Fillim i ri” (URA, PD, SD, SDP dhe ASH).
Zenka thotë se kundërshtari i tyre politik nuk ka kapacitet demokratik të pranojë fitoren e tyre dhe prandaj kjo përsëritje është diçka e pritshme.
“Ndodhi ajo çfarë pritej nga kundërshtarët tanë politik. Ato thjeshtë nuk kanë kapacitet demokratik të pranojnë fitoren tonë në zgjedhjet lokale. Do të provojnë të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve të Ulqinit. Mirëpo, nuk ka problem, përsëri të mërkurën do të fitojnë përgjigjen e njëjtë nga qytetarët”, tha Zenka.
Sipas fjalëve të tija, ka indikacione serioze që me përsëritjen e votimeve do të tentojnë blerjen e votave dhe marifetllëqe të tjera, për ta ndryshuar vullnetin e qytetarëve.
“Jemi të bindur se qytetarët do të dinë të njohin vlerat e vërteta të cilat i nevojiten këtij qyteti”, përfundoj Zenka.