Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar se shpreson në rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e ardhshme. “Fushata ka kaluar shumë mirë, e vetmja gjë që kemi frikë është blerja e votave”, tha ai për “Pobjeda”.
Sipas fjalëve të tija, UDSH i premton qytetarëve kuadro të rinj dhe të shkolluar, të cilët janë në gjendje të ballafaqohet me probleme aktuale.
Zenka shtoi që UDSH nuk do të bëjë koalicionin pas zgjedhor me parti të cilat nuk i pranojnë disa pika programore të partisë së tij.