Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që koalicioni i pushtetit të ri në Ulqin të cilin e përbëjnë „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“, Forca e re demokratike dhe Mali i Zi Pozitiv është joparimor. „Miqtë e vjetër janë edhe në pushtet të ri. Çmos kanë folur njëri për tjetrin gjatë fushatës parazgjedhore, ndërsa tani rrinë bashkë. Shoqëria pa parime nuk është e jona“, tha Zenka për „Vijesti“.
Kryetari i Këshillit komunal të partisë Socialdemokrate Selim Resulbegoviq ka thënë që koalicioni i ri nuk i duket shumë optimistë. „Dyshoj që edhe ato vetë besojnë që mund të arrijnë diçka“, theksoi ai.