Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka deklaruar që huamarrje e komunës së Ulqinit me vlerë 1,2 milion euro për pagesën e pagave të prapambetura “është vetëm edhe një nga shumë hapa të gabuar të pushtetit aktual”.
“Prapë ekziston borxhi për paga dhe prapë jemi në zero. Nëse do të jetë në pushtet, ky koalicion edhe vitin tjetër do të kërkojë zgjidhje tek kreditë”, tha ai për “Vijesti” duke theksuar se “problemi qëndron në faktin se nuk kemi çfarë të japim më si hipotekë përveç ndërtesës së komunës”.
Përndryshe, dje janë tërhequr mjetet nga pjesa e dytë e kredisë, kështu që të punësuarit kanë marrë dy paga, derisa sot një pjesë të pagave të prapambetura do t’i marrin punëtorët në ndërmarrjet publike.









