Lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka nuk ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimit me partitë nacionale Shqiptare për formimin e koalicionit pas zgjedhor në Ulqin. Mirëpo, ai shtoi që patriotizmi nuk duron dyfytyrësi.
“Nëse dikush para zgjedhjeve vrapon që ti pëlqej PDS-së, e pastaj thërret për koalicion nacional, duhet të pyetem me kë të flas”, tha Zenka për “Dan” duke theksuar që “UDSH para së gjithash do të respektoj votat e votuesve të vet të cilët ishin në shënjestrën e presioneve dhe përpjekjeve për blerje”.
“E ato gjithmonë ishin dhe do të jenë Shqiptarë e jo Shqiptarë sezonal”, theksoi lideri i UDSH-së.
Në deklaratën për “Pobjeda” Zenka tha që “këto që sot flasin për shqiptarizëm, para zgjedhjeve kanë treguar dashuri të madhe ndaj PDS-së. Mbas zgjedhjeve kur humbën toruan, thërrasin në patriotizëm”,përfundoi ai.