“Absolutisht nuk e përkrahi që në krye të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve të jetë Genci Nimanbegu, i cili është funksionar i lartë i një partie politike”, tha për Televizorin Vijesti ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka.
Ai sqaroi se nuk ka asgjë kundër Nimanbegut, por theksoi se funksioni i tij në Forcë është i papërputhshëm me funksionin e njeriut kryesor në Këshillin kombëtar. “Vjen deri tek situata që edhe ai kryetar nuk mund të definojë politikën e vet. A udhëheq ai në atë vend politikën partiake apo kombëtare, bëhet e paqartë. Vjen deri tek ndeshja e dy politikave të ndryshme, që është absolutisht e papërputhshme”, tha Zenka.
Ai mendon se në këtë drejtim duhet të ndryshohet diçka shpejt.
Siç shtoi ministri Zenka, në këshillat kombëtare duhet të jepet më shumë hapësirë njerëzve me vizion më të gjerë nga ato që kanë qëndrime të ngurta politike, si dhe që duhet të jenë më të përfaqësuar intelektualët, shkencëtarët, artistët.