Zenka: NUK KA VEND PËR NE ATY…

Mehmed Zenka 3Kryetari i UDSH-së dhe pjesëtari i koalicionit Shqiptar “BASHKË NJI ZA” Mehmet Zenka nëpërmes një postimi në FB i është drejtuar votueseve të kësaj partie, koalicionit dhe opinionit mbarëshqiptarë.

Mehmet Zenka, kryetarë i UDSH-së nuk bahet pjesë e koalicionit ku marrin pjesë ato parti (pro serbe) të cilat për program të vetë kanë negacionin e të gjithë atyre vlera për të cilat UDSH tash tri dekada politikisht lufton.

Aty ku Kosova quhet shtet terrorist dhe nuk pranohen krimet ndaj kombit tonë, NUK KA VEND PËR MUA DHE UDSH-në, me ato politika që traditat, kulturën dhe objektet tona fetare mijëvjeçare dëshirojnë dita ditës të na i përvetësojnë apo zhdukin. Nuk ka vend për ne aty ku mohohet gjenocidi Srebrenicës, nuk ka vend për ne aty ku quhemi “Shiptari” dhe shahet nana shqiptare, nuk ka vend per ne me ato që këndojnë këngët e car Llazarit dhe ftojnë ushtrinë me u kthy ne Kosovë, nuk ka vend per ne me ato politika që mohojnë gjitha vlerat euroatlantike, nuk ka vend për ne e aq ma pak për mua dhe partinë që drejtoj (UDSH) me ato të cilët festojnë dhe i këndojnë këngë vrasësve dhe krimbërsve ndaj kombit tonë.

Këto janë vetëm një pjesë e arsyeve përse nuk  dëshirojmë të jemi pjesë e atyre kombinime pavarësisht benefiteve që na ofrohen.

Njëkohësisht i urojmë rrugë të mbarë atyre parti shqiptare të cilat po ngasin të jenë pjesë e këtyre kombinime, thuhet në postimin e Zenkes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi