Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka tha se s’ka kohë të pritet për formimin e pushtetit lokal në Ulqin, prandaj duhet të arrihet marrëveshja më shpejt.
“Ne kishim deri tani disa bisedime me Forcën dhe prej tyre presim që në një afat të afërt të takohemi dhe të formalizojmë bashkëpunimin tonë për formimin e pushtetit lokal, si dhe me PDS-në”, tha Zenka në deklaratën për Antena M.
Ai përsëriti që sa i përket partisë së tij, ato janë të gatshëm që sot të formojnë pushtetin sepse, siç shpjegon, sezoni është në prag dhe s’ka kohë për improvizim, pritje dhe politikanllëk.
Nuk i shoh frenat, por nuk i shoh as pengesat pse duhet pritur shumë. Sa i përket neve s’ka nevojë për pritje, për të tjerët nuk di. Çdo gjë po ecën ngadalë”, shtoi Zenka.