“Jam i mendimit se Mali i Zi ka shumë koka të ndritura të cilat për këtë çështje do të diskutojnë mençur, me kokë të ftohtë dhe do të sjellin një përfundim për të mirën e të gjithëve”, deklaroi ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka me rastin e tërheqjes së propozimit që data e lindjes së Petar II Petroviq Njegosh të jetë festë nacionale.
Ai në deklaratë për TV Mali i Zi tha se “Njegoshi është personalitet historik, politik dhe letrar i Malit të Zi”.
Zenka vlerësoi se “edhe ana tjetër ka arsye të justifikuara që reagon në këtë mënyrë”.
“Të gjitha ia lë elitës intelektuale të Malit të Zi që me kokë të ftohtë të diskutojë për këtë çështje. Kudo që ka dialog ka edhe zgjidhje të qëlluara, në kënaqësinë e të gjithëve”, shtoi ai.