Zenka për “Pobjeda”: PASINQERTË KA FILLUAR

Mehmed Zenka, Met ZenkaLideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka shprehur dyshimin në suksesin e negociatave të subjekteve shqiptare dhe indirekt ka akuzuar disa faktor politik që pasinqertë po hyjnë në këtë proces.

“Ne do ti përgjigjemi ftesës dhe në varësi të asaj çfarë do të prezantohet aty do të sjellim dhe vendimin. UDSH asnjëherë nuk e ka drejtuar politikën e vet drejtë karriqave të ofruara, dhe kështu do të jetë dhe në të ardhmen. Meqenëse nuk ka filluar sinqerisht, dyshoj që do të përfundoj sinqerisht. Ne do ti mbahemi qëndrimit tonë dhe do ti respektojmë votuesit tanë. Çështja Shqiptare ishte dhe para zgjedhjeve dhe atëherë shumë kanë vrapuar kush do të jetë më afër PDS-së(DPS). Tani ja ka nisur muhabeti i cili absolutisht nuk i duhet Shqiptarëve në Mal të Zi sepse nuk është i sinqertë. UDSH gjithmonë ishte i sinqertë në qëndrimet e veta. Derisa ishim të fortë në skenën politike, kësi lloj lojërash nuk ishin të mundura. Këtu kemi të bëjmë me politika të cilat absolutisht nuk dinë çka dhe si do ja bëjnë, as ku do shkojnë. Ne do ti përgjigjemi çdo ftese dhe do të flasim me të gjithë, por çfarë do të vendoset varet vetëm nga ajo çfarë është në interes të votuesve tanë”, tha Zenka për “Pobjeda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…