Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka tha se kishte bisedë konstruktive me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq lidhur me formimin e qeverisë pakicë. Sa i përket tyre, siç tha ai, për formimin e saj ekziston përkrahja e pa rezervë.
“Duke marrë parasysh ngjarjet në Ukrainë dhe çdo gjë që mund të ndodh, mendojmë se sa më parë duhet të zgjidhet situata”, i tha Zenka gazetarëve pas takimit me Gjukanoviqin.
Rikujtoi se edhe Partia Demokratike e Socialistëve do të përkrahë qeverinë pakicë, prandaj, siç tha, është e sigurt që Lëvizja Qytetare “URA” do të fitojë mandatin për formimin e qeverisë.
Qeverinë, siç tha ai, do ta bënte edhe Partia Socialiste Popullore, “nëse do të anojë” nga kjo anë.
“Për ne, si mandatar, është i pranueshëm çdokush që do ta nxjerrë Malin e Zi nga kjo situatë”, theksoi ai dhe shtoi se nuk kanë problem që mandatar të jetë lideri i URËS, Dritan Abazoviq.