Zenka: PROTEST PËR SHKAK TË PADISË POLICORE

Mehmed ZenkaNë redaksinë tonë mbërriti kumtesa e kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenkes të cilën po e përcjellim në tërësi. 

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) reagon dhe proteston ashpër me rastin e padisë së dorëzuar nga ana e punonjësve të Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) të Malit të Zi, dega Ulqin, kundër SHPK “Alaj Company”, gjegjësisht përfaqësuesit të autorizuar A.S.

Ishim të bindur se në Malin e Zi demokratik, multinacional dhe multikonfesional nuk mund të dal nga MPB-ja dokumenti, gjegjësisht padia e cila i ngjanë atyre të viteve 80 të shekullit të kaluar.

Po paditet penalisht përfaqësuesi zyrtar i SHPK “Alaj Company” për arsye se më 11.10.2015 ka lejuar që në lokalin e tij mysafirët të ndjekin ndeshjen e futbollit në mes Armenisë dhe Shqipërisë, si dhe për arsye se mbas ndeshjes është brohoritur UÇK dhe Shqipëri.

Rikujtojmë këto zotërinj, të cilët siç duket kanë harruar, se para më shumë se një dekade është hequr ligji për delikt verbal dhe se Mali i Zi pak kohë më parë festoi 10 vjetorin e pavarësisë, si dhe synon integrimet Euro-Atlantike.

Me përgjegjësi të plotë pohojmë se në këtë lokal nuk ndodhi asgjë e papërshtatshme. I vetmi mëkat i këtyre të rinjve ishte që bënë tifozllëk për skuadrën e shtetit të tyre amë. Nuk kishte asnjëfarë incidentesh dhe asnjëfarë intervenimesh të organeve të rendit në hapësirat e lokalit.

Prandaj jemi të zemëruar me padinë e ngritur e cila, dorën në zemër, më shumë shërben në krijimin e klimës antishqiptare se sa shërben për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Ftojmë Ministrin e punëve të brendshme dhe të gjithë organet kompetente të reagojnë kundër këtij dhe akteve të ngjashme sepse kjo nuk është karakteristikë e Malit të Zi të shekullit 21.

Shqiptarët i festojnë dhe gjithmonë do t’i festojnë sukseset e përfaqësueses së tyre prandaj paditë e këtij lloji nuk i trembin. Ato vetëm prishin imazhin euroatlantik të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…