Zenka seancë dëgjimore në Prokurori: NUK U HUMB RASTËSISHT KINO BAHÇJA

Mehmed Zenka, Met ZenkaKryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka dëshmuar dje në prokurori për aferën „Kino bahçja“, shkruajnë „Vijesti“.

Ai deklaroi se partia e tij do të  që çdokush të mbajë përgjegjësi nëse nuk ka punuar sipas ligjeve të shtetit. „Këtë edhe ia thash prokurorit“, tha Zenka duke theksuar se në këtë rast „kishte shumë gabime që të mendojmë se rastësisht e humbëm këtë hapësirë kaq të rëndësishme në Ranë“.

„Ekzistojnë përfundimet e institucioneve relevante prej para shtatë ose tetë vitesh që Kino bahçja kurrsesi nuk duhet të kishte ridedikim“, tha ai duke theksuar se Komuna e Ulqinit po humbet shumë pronë dhe se kjo tendencë duhet të ndalohet.

“Pse dhe si është humbur Kino bahçja, le ta vërtetojë prokuroria. UDSH-ja është legaliste, por thjeshtë nuk dëshirojmë të humbasim pronën për shkak të padijes ose qëllimit të dikujt“, theksoi Zenka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi