Zëvendëskryeministri Vujoviq: PRONA NË VALDANOS T’I KTHEHET PRONARËVE TË VËRTET

ValdanosNënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Millorad Vujoviq ka thënë se në bazë të të gjitha të drejtave prona në Valdanos duhet t’i kthehet pronarëve të vërtet në mënyrë që i tërë ky gji të jetë krenari e shtetit.

Ai të enjten, në shoqërinë e drejtuesve të Komunës së Ulqinit, parlamentarëve, anëtarëve të Këshillit për kthimin e ullishtës dhe disa dhjetëra pronarë të ullinjve ka qëndruar në këtë gji dhe në vend është bindur për lënien tragjike mbas dore të rreth 18 mijë rrënjë shekullore të ullinjve të cilët i kanë mbuluar kaçubat dhe ferrat.

Vujoviq shprehu bindjen se mënyra më e mirë për zgjidhjen e këtij problemi është miratimi i ligjit të ri për restitucion në Kuvendin e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…