Komisioni komunal zgjedhor ka deklaruar që në Tivar listat zgjedhore i kanë dorëzuar Fronti demokratik (FD), koalicioni Partia boshnjake (PB) – Lidhja demokratike – Forca – Partia demokratike, grupi i votuesve – Lista e Tivarit, Partia demokratike e socialistëve (PDS), Partia socialdemokrate (PSD), Partia socialiste popullore (PSP), Partia liberale (PL), si dhe Mali i Zi Pozitiv.
Në Podgoricë Listat i kanë dorëzuar koalicioni PDS-PB-PL-IQK-UDSH, koalicioni Pozitivna – PSD, PSP, koalicioni Alternativa shqiptare – Iniciativa qytetare, ndërsa Lidhja demokratike merr pjesë vet.
Në Plav listat zgjedhore i kanë dorëzuar PSP, PSD, PB, FD, PDS, ndërsa Komisioni komunal zgjedhor në përpunim e ka kthyer listat e koalicionit Forca-UDSH, Iniciativës qytetare, si dhe Lidhjes demokratike.
Në Guci listat i kanë dorëzuar koalicioni PDS-PB-PSD, koalicioni Partia për Guci- PSP-PL, UDSH, LD, si dhe Aleanca shqiptare.