Zgjedhjet e parakohshme: PDS DHE PSD VETË

Kuvendi, SkupstinaFunksionar të lartë të Partisë demokratike të socialistëve dhe Partisë socialdemokrate kanë deklaruar që në zgjedhjet e parakohshme në Ulqin do të marrin pjesë vetë.

“PDS në zgjedhje del vetë, për subjekte tjera nuk di. Mbas zgjedhjeve do të flasim për koalicione, por në radhë të parë është fitorja për të cilën kam besim të plotë”, tha kryetari i Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq për “Dnevne novine”.

Ai nuk precizoi me cilat parti PDS-ja mund të bashkëpunonte. “Të gjithë i kemi të afërt, ndërsa koalicionin do të mund ta formojmë me ato që do të veprojnë në mënyrë më korrekte. E gjitha varet nga fitimi i mandateve në këto zgjedhje”, shtoi Nrekiq.

Kryetari i Klubit të këshilltarëve të PSD-së Skender Elezagiq ka thënë që bashkëpunimi pas zgjedhjeve do të arrihet me ato me të cilët do të arrihet marrëveshja për pikat dhe qëllimet kyçe të cilat i ka kjo parti. Ai tha që PSD ka marrëdhënie korrekte me të gjitha partitë, si dhe që për koalicione pas zgjedhore nuk është folur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi