Sipas numrit preliminar të votave në Prishtinë në udhëheqje është kryetari i deritashëm dhe udhëheqësi i Lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa me 43,6 për qind të votave.
Në vendin e dytë është kandidati i lëvizjes opozitare “Vetëvendosje” Shpend Ahmeti me 31 për qind të votave që do të thotë që numri një i kryeqytetit të Kosovës do të zgjidhet në raundin e dytë të votimeve.
Rezultat shumë të dobët ka arritur kandidati i “Aleancës për ardhmërinë e Kosovës” të Haradinajt Besnik Tahiri, të cilin e përkrahën disa parti nacionale nga Mali i Zi.
Lideri i Lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhje lokale në të gjithë Kosovën. Mustafa tha që LDK është prapë partia më e madhe në vend.
Njëkohësisht dhe lideri i Partisë demokratike të Kosovës dhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi, po ashtu ka shpallur fitoren e partisë së vet në zgjedhje lokale.
Pritet që rezultatet preliminare të zgjedhjeve të shpallen gjatë ditës së sotme, ndërsa ato zyrtare jo më vonë se me 6 nëntor.