Deputetët e Partisë Socialiste Popullore dorëzuan në procedurën e Kuvendit plotësimet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, në mënyrë që, vitin e ardhshëm, njëkohësisht të mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna.
Në këtë dokument thuhet se këshilltarëve në Ulqin do tu zgjatet mandati deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilët parashihen të jenë në pranverën e vitit 2022.
Meqë këtë iniciativë do ta pranojnë edhe partitë opozitare, tani është pothuajse e sigurt që zgjedhjet lokale në Ulqin do të organizohen në maj të vitit të ardhshëm.