Zgjedhjet lokale: SHQIPTARËT DHE BOSHNJAKËT BASHKË NË TIVAR

Koalicioni TivarKoalicioni Shqiptarë i përberë nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Forca e re demokratike dhe Partia Demokratike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në komunën e Tivarit në listë të përbashkët me Partinë Boshnjake. Lista do të quhet “Boshnjakët, Muslimanet dhe Shqiptarët – Tivari në të cilin besojmë”, shkruan Krajaonline.

Marrëveshja për pjesmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale ndërmjet këtyre forcave politike është nënshkruar të martën në Tivar nga kryetari i Këshillit komunal të Partisë Boshnjake Munib Liçina, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal te Zi – Dega e Krajes Ismail Doda, kryetari i Forces së re demokratike – Dega e Krajes Ilirjan Koliqi dhe kryetari i Partisë Demokratike – Dega e Krajes Fitim Draga.

Nje pjesë e listës:

1.Munib Licina
2.Ismail Doda
3.Sulo Mustafiq
4.Edina Deshiq
5.Ilirjan Koliqi
6.Safet Drljan
7.Mehmed Feratoviq
8.Sanela Mujeziqi
9.Ramo Saljeviq
10.Fitim Draga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi