Kuvendi i Bashkësisë islame në Mal të Zi (BIMZ) pak kohë më parë miratoi Kushtetutën e re të këtij institucion, ku ndryshuan edhe dispozitat që kanë të bëjnë me zgjedhjen e reisit.
Siç pritet, zgjedhjet në BIMZ duhet të mbahen jo më vonë se në shtator.
Reisi i tanishëm, Rifat ef. Fejziq, për të dytën herë u zgjodh në këtë funksion më 25.07.2009. Për herë të parë kjo ndodhi në vitin 2003, kur ai ishte në moshën 29 vjeçare.
Sipas shkrimit të medieve, mbas 12 vitesh të plota në krye të BIMZ, reis Fejziqi prapë tenton të kandidohet në postin e drejtuesit të saj.