Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që askush nuk ka mundur në Prishtinë 14 vite pas luftës. Ai e ka mposhtur në garë për Prishtinën, LDK-në, duke u bërë kryetar i ri.
Shpend Ahmeti ka fituar 51.05 % të votave përkundër 48.05 të Isa Mustafës.
Katër vitet e ardhshme Prishtina do të ketë kryetarë të ri dhe për herë të parë nga një parti tjetër. Shpend Ahmetin.
Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje tani ka nisur festën te sheshi “Skënderbeu” ku do të festojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.
Fituesi i kryeqytetit në balotazh, Shpend Ahmeti para simpatizantëve dhe qytetarëve të tubuar në shesh vlerësoi se fitorja e sotme është fitore e të gjithë qytetarëve të Prishtinës.
“Deri tash flamurin kombëtare e kemi ngrit vetëm në protesta, por sot zemra mal po më bëhet kur po ju shoh gjithëve këtu”.“Sot është veç hapi i parë i ndryshimit të madh, sot është fitorja e juaj, fitorja e banorëve të Prishtinës”, tha Ahmeti.
I entuziazmuar, kreu i ardhshëm i kryeqytetit tha se kështu sikur sonte do të festojnë shumë, por gjithmonë pas punëve dhe përfundimit të ndonjë pune.