Mbas zgjedhjeve të përsëritura është e sigurt që në përbërjen e ardhshme të Parlamentit vendor do të jenë tetë lista zgjedhore.
Nga tetë mandate do të kenë Partia Demokratike e Socialistëve dhe Forca e Re Demokratike, një më pak Koalicioni “Zgjohu Ulqin” i tubuar rreth Partisë Demokratike, nga tre Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Socialdemokratët, ndërsa dy Lëvizja Qytetare URA.
Nga një mandat fituan Partia Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake.
Vetëm dy lista të cilët morën pjesë në zgjedhje (Demokratët dhe koalicioni SNP-DF) nuk arritën të fitojnë mandat.