Koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia socialiste e Edi Rames gati me siguri është fitues i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën në këtë vend. Ajo, siç mund të shihet nga një e pesta pjesë e materialit të numëruar, ka fituar shumicën e votave në 11 nga 11 qarqe të Shqipërisë. Kështu për shembull, socialistët në Tiranë kanë fituar 56 përqind të votave të numëruara, ndërsa demokratët rreth 40 përqind.
Rama shpalli fitoren dhjetë minuta pasi u mbyllen qendrat e votimit, ndërsa të njëjtën gjë pak më vonë e kanë bërë dhe nga Partia demokratike e kryeministrit aktual Sali Berisha.
Berisha ka arritur rezultat relativisht të mirë vetëm në veri të vendit.
Në zgjedhjet e djeshme kanë votuar rreth 50% nga rreth 3.3 milion votues të regjistruar.