Zgjedhjet në Ulqin: NË PAKETË ME PARLAMENTARET?

Zgjedhjet lokale në Ulqin mund të mbahen në vjeshtë në paketë me parlamentaret, nëse do të jenë, tha për Portalin UL-info funksionari i lartë i njërës nga partitë në pushtet në këtë komunë.

Ai tha që nuk pret që para zgjedhjeve mund të vij deri tek ndërrimi i pushtetit komunal. “Le të vendosin zgjedhësit kujt do ja besojnë udhëheqjen e vetëqeverisjes lokale”, theksoi ai.

Vetëm mbas diskutimit për rebalanc të buxhetit në fund të korrikut, do të jetë e qartë si do të zhvillohen më tej gjërat në skenën politike të Malit të Zi dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në Ulqin gjërat janë pak më të qarta. Mbas qëndrimit të PDS-së ka pak mundësi që mund të miratohet Raporti i punës së kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012. Nëse ai mbas kësaj nuk jep dorëheqje, një e treta e këshilltarëve mund të kërkoj shkarkimin e tij. “Mendojmë që është më mirë që kuvendi, meqë për këtë gjë ekziston gati konsensusi i të gjithë pjesëmarrësve në skenën politike, të ja shkurtoi vetes mandatin, ndërsa pushteti aktual të vazhdoi ti kryej punët në vetëqeverisjen lokale deri në zgjedhje”, tha bashkëbiseduesi ynë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi