Komisioni zgjedhor i Këshillit nacional të Shqiptarëve (KNSH) ka dorëzuar javën e kaluar materialin për 111 elektorë të kësaj pakice nacionale, është deklaruar për UL-info nga ky institucion.
Siç deklarohet nga KNSH, tani është puna e Ministrisë për pakica të verifikoj kandidaturat dhe të caktoj listën përfundimtare të kuvendit të elektorëve. “Mbas kësaj, në bashkëpunim me Komisionin zgjedhor të KNSH-së, do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së kuvendit”, shtohet nga ky institucion.
Mirëpo, nuk dihet saktë kur do të mbahet kuvendi i elektorëve i KNSH-së, sepse në këshillin nacional serb janë regjistruar parregullsi të mëdha gjatë përcaktimit të listave të elektorëve. Siç mësojmë nga burimet jozyrtare, në Ministri mendojnë që do të ishte mirë sikur Kuvendi i elektorëve i të gjithë Këshillave të mbahet njëkohësisht.