Zgjedhjet presidenciale: SI VOTOI ULQINI NË RAUNDIN E PARË?

Në Mal të Zi dje u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garuan shtatë kandidatë.

Në raundin e dytë do të jenë kandidatët e PDS Milo Gjukanoviq dhe Evropa Sad Jakov Milatoviq.

Sipas të dhënave paraprake, në Ulqin kanë dalë për të votuar 7503 votues ose rreth 36 për qind e votuesve të regjistruar.

Ja si votuan ata:

  1. Milo Gjukanoviq – 4.163
  2. Jakov Milatoviq – 775
  3. Andrija Mandiq – 335
  4. Jovan Raduloviq -101
  5. Goran Daniloviq – 35
  6. Aleksa Beçiq -1.535
  7. Dr Draginja Vuksanoviq-Stankoviq – 437.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën, më 2 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”