Ministri i financave i Malit të Zi Radoje Zhugiq ka deklaruar se jep përkrahje të plotë investimeve të cilët kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, më qëllim njohjen e Malit të Zi si destinacion atraktiv turistik.
Ai në pyetjen e deputetit Dritan Abazoviq se çfarë bënë Qeveria e Malit të Zi në mënyrë që të realizohet investimi i ndërtimit të Akva parkut me vlerë 7,5 milion euro, tha se së shpejti duhet pritur vendimi i organeve kompetente.
“Komisioni regjional për restitucion në Tivar, duke vepruar sipas vendimit shfuqizues të Ministrisë së financave si organ i shkallës së dytë, ka përsëritur procesin dhe ka kërkuar plotësimin e gjetjeve dhe mendimit të ekspertit dhe ka caktuar seancën e diskutimit të enjten, më 4 qershor të këtij viti, kur do të vlerësohen të gjithë provat dhe mbas plotësimit të të gjithë normave ligjore do të sjell vendimin për këtë lëndë”, shtoi Zhugiq.