“Mysafirët për çdo ditë i lëshojnë apartamentet në Kala për arsye të sjelljes të papërgjegjshme dhe joprofesionale të strukturave kompetente lokale dhe shtetërore kur bëhet fjalë për zhurmën”, tha pronari i grupimit të apartamenteve “Qyteti i vjetër” Gani Resulbegoviq.
Ai në letrën e dërguar kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu vlerësoj që situata është kaotike: muzika është shumë e lartë, ndërsa pronarët e lokaleve nuk i përmbahen orarit të punës. “Nga muzika jo vetëm që nuk mund të flihet dhe pushohet, por nuk mund të bëhet konverzacion normal në tavolinat e objekteve tona të cilët janë me qindra metra të larguar nga ‘Hollegro’ dhe ‘Fama’, nga ku vijnë tonet e larta”, tha ai e transmeton “Vijesti”.
Sipas fjalëve të tija, janë të kota të gjitha ankesat drejtuar organeve kompetente. “Zotëri kryetar, ju me siguri i keni bërë të gjitha ato që janë në interesin tuaj dhe çka ju nevojitet personalisht. Tani ju lutem në emrin tim, në emrin e kompanisë dhe qytetarëve të na ndihmoni që mysafirëve t’u ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm”, e shkroi Resulbegoviq në letrën e dërguar Cungut.
Shefi i Inspekcionit komunal Kapllan Muçaj tha që për zhurmë mbas mesnate nuk janë fajtor “Fama” dhe “Hollegro-ja”, por disko klubi “H2O”. Për të është kompetent Inspekcioni turistik dhe jo ne”, shtoi ai.