Në Mal të Zi do të mbahet konferenca ndërkombëtare për mbrojtjen e pasurisë arkeologjike në nëndet, njoftoi drejtori i Qendrës regjionale për trajnimin e zhytësve (palombarëve) dhe deminimin nëndetar Vesko Mijajloviq.
Ai tha se ky thesar ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është krejtësisht i pambrojtur.
“Këto mbetje arkeologjike në fund të detit i flasin gjeneratave të tanishme për një udhë detare antike shumë frekuente, për kulturën dhe historinë e bujshme të paraardhësve tanë në këtë hapësirë. Për këtë arsye duhet të vendoset rregulli në këtë fushë dhe të ndalohet plaçkitja e nëndetit tonë. Nuk e teproj kur them se situata është dramatike dhe është i nevojshëm reagimi urgjent i tërë shoqërisë”, pohon Mijajloviq.