Të premten zjarri vazhdon të jetë aktiv në shpatet e Rumisë në komunë të Ulqinit.
Më kritike ishte në fshatrat Millë, Kosiq dhe Bojk ku zjarrfikësve në fikjen e zjarrit iu bashkëngjiten edhe banorët vendas.
Rreth 50 prej tyre kanë ndaluar zjarrin që të ulet në fshatra dhe të rrezikojë objektet.
Siç na thanë, presin që sonte gjatë mbrëmjes të lokalizohet zjarri.