Zjarri në Bashbulukë është shuar sot me ndërhyrjen e shpejtë të pjesëtarëve të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit me mbështetjen e ullishtarëve.
Me erën jugperëndimore, zjarri kërcënoi të përhapet në pjesën tjetër të Ullishtës.
Mbetet për t’u përcaktuar se si ka ndodhur zjarri, pikërisht në vendin ku disa vite më parë u dogjën mbi një mijë pemë qindravjeçare.