Zjarrëfikësit e Ulqinit: 44 intervenime brenda 12 ditëve

Falë temperaturave të larta, muaji gusht i këtij viti ka qënë i ngarkuar për zjarrëfikësit e Ulqinit.
Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit,Avdullah Nimanbegu për Ul-info deklaroi se që nga data 1 gusht e deri me sot kanë kryer 44 intervenime për shuarjen e zjarrit në disa lokacione në territorin e Komunës së Ulqinit.
Edhe sivjet zona më problematike mbetet zona e Shtojit dhe plazheve që gjenden përreth,ku kanë marrë më së shumti njoftime për shpërthime të zjarrit.
Nimanbegu shtoi që përveç Ulqinit disa herë gjatë këtij sezoni u kanë dalë në ndihmë edhe kolegëve nga qytetet tjera të vendit,por edhe atyre nga shtetet fqinje të cilët janë prekur nga e njejta dukuri.
Fatmirësisht, të gjitha shpërthimet kanë arritur të lokalizohen në kohë duke parandaluar përhapjen e tyre,shkaktimin e dëmeve të mëdha materjale si dhe humbjet në jetë njerëzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…