Zjarrfikësit: DY INTERVENIME TË DIELEN PASDITE

Keti 2 (4)Pak para orës 16 në Shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit kanë fituar njoftimin se ka shpërthyer zjarri në vendbanimin Totosh dhe që po digjet shtëpia. Në vendngjarje erdhën tre makina zjarrfikësish dhe gjashtë zjarrfikës. Zjarri kishte kapur katin poshtë çatisë në shtëpinë e familjes Truma, por me intervenim të shpejtë është parandaluar përhapja e zjarrit në hapësirat tjera.

Siç besohet, zjarrin e shkaktoi oxhaku i shtëpisë.

Gjysmë ore më vonë në këtë Shërbim u njoftuan që në fshatin Qyrkaj shpërtheu zjarri me përmasa më të mëdha. Në vendngjarje u nisën dy skuadra zjarrfikësish me dy makina. Atje morri zjarr jerevia ku kishte sasi të mëdha të sanës, kështu që zjarri është akoma aktiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…