Nga Shërbimi komunal për mbrojtje dhe shpëtim kanë njoftuar se rreth orës 14,30 kanë marr njoftimin se ka shpërthyer zjarr i madh në pyjet e Malit të Brisë. Zjarri i përcjell nga era e fortë ka kërcënuar shtëpitë familjare dhe pemishtet, pronësi e familjes Vujosheviq, ndërsa për lokalizimin e këtij zjarri janë angazhuar tetë makina zjarrfikësesh dhe 32 përfaqësues të Shërbimit.
“Në ndihmë na erdhën edhe kolegët nga Tivari dhe arritëm që rreth orës 19,30 ta vëjmë zjarrin nën kontroll”, thonë zjarrfikësit e Ulqinit dhe shprehin falënderimin e vet edhe vëllezërve Nikoliq të cilët me pompat e veta ndihmuan në parandalim e zgjerimit të zjarrit në drejtim të Darzës.
Mendohet se shkaku i zjarrit ishte faktori njerëzor.