Zjarrfikësit: SHUMË PUNË PËR FUNDJAVË

Keti 1Përfaqësuesit e Shërbimit komunal për mbrojtje dhe shpëtim kishin këtë fundjavë shumë punë.

Të shtunën e tërë njësia me të gjitha makinat kanë fikur zjarrin e madh në zonë e Reçit dhe Sutjelit ku, për shkak të terrenit të papërshtatshëm, intervenimi ishte i vështirësuar. Përndryshe, zjarri këtë hapësirë e kapi një ditë më herët dhe vetëm në orët e vona të natës të shtunën ai u fikë.

Zjarri i përmasave të mëdha shpërtheu të dielën rreth mesditës në zonën e Shtojit, menjëherë pas Kopakabanës. I përcjell nga era e fuqishme ai rrezikoi parkingun e këtij plazhi si dhe vendbanimin me shtëpiza “Gjovani trade”. Në intervenim ishin kyçur gjashtë makina zjarrfikësish dhe 18 zjarrfikës, ndërsa zjarri është fikur rreth orës 20.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi