Në pjesën e pasme të Plazhit të madh dhe në pjesën rreth grykëderdhjes së Bunës dje pasdite ka shpërthyer zjarri, por mbas disa orëve u lokalizua me sukses.
Siç është njoftuar nga Shërbimi për shpëtim, ndërsa transmeton gazeta “Dan”, janë ndezur bimët e ulëta dhe një pjesë e pyllit. Me reagim në kohë të personelit me makina zjarrfikëse, zjarri është shuar shpejt dhe në këtë mënyrë është parandaluar përhapja e tij në objektet që ndodheshin në afërsi. Për fat të mirë nuk kishte dëme materiale dhe persona të lënduar.
“Do të përcjellim situatën në terren sepse ekziston mundësia që shkaku i zjarrit është faktori njerëzor”, thanë nga Shërbimi i shpëtimit.