Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte e Komunës së Ulqinit organizon festivalin tre ditor END SEASON FEST me datat 20, 21 dhe 22 shtator.
Festivali, në ditën e parë, do të ketë pjesën tradicionale – panairin e kuzhinës tradicionale dhe suvenirëve si dhe koncert të muzikës klasike dhe burimore të këtyre trojeve. Dita e dytë është dita e rinisë – muzikë moderne me DJ, derisa dita e tretë do të jetë nata e legjendave ulqinake (një koreografi që për herë të parë del në skenë).
Festivali END SEASON FEST organizohet në kuadër të projektit ”MARUBI: një model bashkëpunimi për promovim te turizmit mes Shkodres dhe Ulqinit”, i financuar nga BE