Ulqini ka gjithçka nga natyra. Ky është qyteti më i vjetër në Adriatik dhe, pa dyshim, një nga më të bukurit. Këtu gjenden zona që në nivel botëror njihen si unike. Ka parqe natyrore dhe nënujore, monumente të natyrës, zona emerald, zona të karakteristikave të jashtëzakonshme, zona IBA dhe IPA. Bukuri që e lë çdo njeriu pa frymë. Do të ishte e mrekullueshme nëse të gjithë ne do të ishim më të vetëdijshëm për këtë bukuri.
Zonat Ramsar dhe Parku i Natyrës:
– Kriporja
Monumentet e natyrës:
– Plazhi Valdanos (3 ha)
– Plazhi i Madh (600 ha)
– Plazhi i Vogël (1,5 ha)
– Komunitetet e pishave (Pinus heldraichii) në Rumi (100 ha)
Zonë e mbrojtur natyrore në det, si dhe zonë e karakteristikave të jashtëzakonshme:
– Ulqini i Vjetër
Shembuj dhe grupe të botës bimore
Drurë të mbrojtur, si monumente natyrore për shkak të pamjes atraktive, dimensioneve të mëdha dhe moshës:
- “Ullishta Valdanos”
- Pishat (Pinus heldraichii) në Rumi (100 ha)
- Lisi (Quercus pubescens), nga një në Krythë dhe Zogaj
- Lisi (Quercus ilex) poshtë fshatit Komina, pranë detit në veri të ishullit të Ulqinit të Vjetër
- Lisi (Quercus coccifera), poshtë ish-hotelit “Jadran”, pranë Plazhit të Vogël dhe një grup lishash në Meteriz
Zonat Emerald
Për vendet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është krijuar një program i përshtatur – Rrjeti Emerald i zonave të mbrojtura. Emeraldi është një rrjet ekologjik i përbërë nga Zonat e Rëndësisë së Veçantë për Mbrojtjen e Natyrës (Areas of Special Conservation Interest – ASCI).
- Lumi Buna, Ada e Bunës, Liqeni i Shasit dhe Kënetat (7397 ha)
- Plazhi i Madh me Kriporen (2835 ha)
- Rumia, sipërfaqja (12,221 ha), nga e cila në komunën e Ulqinit janë 1,916 ha.
IBA (Important Bird Areas) – zona të rëndësishme për shpendët
Në territorin e komunës së Ulqinit zonat që janë identifikuar si zona të rëndësishme ndërkombëtare për shpendët (Important Bird Areas – IBA) janë Kriporja e Ulqinit dhe Liqeni i Shasit. Në listën bazë të zonave IBA të identifikuara dhe potenciale janë: delta e Bunës dhe mali Rumia.
IPA (Important Plant Areas) – zona të rëndësishme për bimët
Si zona të rëndësishme për bimët (Important Plant Areas – IPA) janë identifikuar: Rumia dhe Plazhi i Madh.